Të paktën 82 persona janë lënduar, mijëra fëmijë pa energji elektrike

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Japoninë perëndimore . Të paktën 1 person ka humbur jetën ndërsa 82 persona janë lënduar.

Viktima  gjet gjatë orëve të para të mëngjesit në makinën e tij  e cila gjendej në pushtetin e  ujit.

Transporti në vend është paralizuar ndërsa rreth 340,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetëra mijëra njerëz kanë kaluar natën në qendra sportive dhe objekte të tjera si masë parandaluese pas paralajmërimeve për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Dyqanet dhe disa akse rrugore janë mbyllur përkohësisht në Japoninë jugperëndimore.

Për shkak të motit të keq kryeministri i vendit  Fumio Kishida vonoi nisjen e tij për në Nju Jork, ku ishte planifikuar të mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Tajfuni aktualisht po lëviz në lindje përgjatë  Japonisë drejt qyteteve Osaka dhe Kiotos dhe pritet të arrijë në kryeqytetin Tokio.

Klan News