Tajfuni Haishen u afrua me zonën jugore të Japonisë këtë të diel duke ndërprerë energjinë dhe duke i shtyrë autoritetet të rekomandojnë evakuimin dhe të paralajmërojnë për reshje potencialisht rekord, erë të fortë, batica dhe dallgëzime të mëdha të oqeanit.

“Ky tajfun po shkon drejt dhe mund të zbarkojë në Kyushu, duke sjellë reshje rekord shiu, erëra, valë dhe batica të larta”, tha Kryeministri Shinzo Abe në një takim me ministrat e kabinetit. Autoritetet kërkuan evakuim të hershëm për më shumë se 100,000 familje në prefekturën jugore.

Tajfuni ka ndërprerë energjinë në pothuajse 30,000 shtëpi në prefekturën, por autoritetet po këshillonin nivelet më të larta të kujdesit për shkak të rrezikut të dëmtimit nga erërat e forta, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.

Linjat ajrore kanë anuluar më shumë se 500 fluturime po ashtu dhe shërbimi i trenave. Garda bregdetare e Japonisë pezulloi kërkimin e saj për ekuipazhin e zhdukur nga një anije bagëtish që u përmbys në Detin e Kinës Lindore për një ditë të dytë për shkak të tajfunit.

Klan Plus