Ceremonia vjetore këtë vit u hap për të tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj

Tajlanda mbajti një banket frutash për dhjetëra elefantë në qytetin antik Ayutthaya. Kjo është një ngjarje vjetore por këtë herë vjen shumë ndryshe për shkak të pandemisë Covid 19.

Autoritetet janë shprehur se këtë herë festimet u bënë për të tërhequr turistët e huaj me shpresën se ata do të kthehen së shpejti dhe të ringjallin industrinë e turizmit.

Festa shënon Ditën e Elefantëve të vendit, pasi këto kafshë janë një burim krenarie kombëtare dhe identiteti kulturor për Tajlandën gjatë gjithë historisë së saj, të përdorura për punë, transport dhe në triumfet e fushës së betejës nga luftëtarët dhe mbretërit.

Drejtor i Përgjithshëm i Royal Elephant Kraal and Village, Ittipan Kharëlamai shpreson që qeveria të rihapë vendin së shpejti për të mirëpritur turistë të huaj në mënyrë që ata të sjellin të ardhura e cila do të përdoret për të paguar ushqimin e elefantëve dhe do të kompensojë ata që kujdesen për ta. 

Vendi i varur nga turizmi nuk ka hequr ende një ndalim udhëtimi të vendosur që nga Prilli i kaluar, por duke mbajtur larg shumicën e udhëtarëve dhe investitorëve të huaj, ekonomia e dytë më e madhe e Azisë Juglindore pësoi rënien e saj më të thellë në dy dekada vitin e kaluar.

Numri i vizitorëve të huaj ra 83% nga gati 40 milion në 2019.

Grupet për të drejtat e kafshëve kanë kohë që bëjnë thirrje për kampet e elefantëve në Tajlandë për t’i dhënë fund shfaqjeve dhe udhëtimeve të kafshëve, duke e quajtur shfaqjen një formë të abuzimit të tyre.

Klan News