Nga përplasja e fatale humbën jetën 50 persona dhe mbi 170 u plagosën

Prokurorët tajvanezë kanë kërkuar një urdhër arresti për menaxherin e kantierit të ndërtimit, kamioni i të cilit besohet të ketë shkaktuar aksidentin me trenin që vrau të paktën 50 njerëz.

Përplasja ishte aksidenti më i keq hekurudhor i Tajvanit në shtatë dekada. Menaxheri dyshohet se nuk ka frenuar. Treni po transportonte pothuajse 500 njerëz gjatë rrugës nga kryeqyteti i Tajvanit, Taipei, për në Taitung në bregun lindor, kur doli nga shinat në një tunel pikërisht në veri të Hualien.

Drejtori i Përgjithshëm Lin Jinn-tsun u tha gazetarëve se prokurorët kishin aplikuar në gjykatë për të arrestuar menaxherin me akuzat e shkaktimit të vdekjes nga neglizhenca dhe dokumente të falsifikuara.

Dyzet njerëz aktualisht janë shtruar në spital ndërsa më shumë se 178 janë plagosur. Presidenti Tsai Ing-wen vizitoi spitalet në Hualien për të folur me anëtarët e familjes dhe të mbijetuarit, duke shprehur falënderime për njerëzit e zakonshëm dhe grupet joqeveritare që kishin dalë për të ndihmuar.

Qeveria ka deklaruar se flamujt duhet të valviten në gjysmë shtizë për tre ditë në shenjë zie. Treni ishte i mbushur me turistë dhe banorë që shkonin në shtëpi për Ditën tradicionale të Fshirjes së Varrit, kur njerëzit pastronin varret e paraardhësve të tyre.

Në vitin 2018, 18 persona vdiqën dhe 175 u plagosën kur një tren doli nga shinat në Tajvanin verilindor. Në vitin 1981, u vranë 30 persona nga një përplasje në Tajvanin verior.

Klan News