Reagon Kina: Minon paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit

Prezantohet në Tajvan nëndetësja e parë e prodhuar në vend.

Ishulli i Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si territorin e vet, e ka kthyer në një prioritet zhvillimin e nëndetësve në kuadër të një projekti ambicioz për të modernizuar forcat e tij të armatosura.

Presidentja e Tajvanit mori pjesë në ceremoninë ku u prezantua edhe nëndetësja në qytetin Kaohsiung.

Shpresoj që në të ardhmen, si qeveria ashtu edhe opozita do të vazhdojnë të vënë në plan të parë sigurinë kombëtare, pavarësisht nga ndasitë partiake, dhe të vazhdojnë të mbështesin ndërtimin e nëndetëseve të tjera, në mënyrë që Tajvani të jetë më i aftë për të mbrojtur veten, dhe industria e saj e mbrojtjes të bëhet edhe më konkurruese në shkallë globale.

Kina, e cila e pretendon ishullin territor të saj reagoi përmes zëdhënëses së saj të ministrisë së Jashtme.

Shpërdorimi i parave të fituara me vështirësi nga populli i Tajvanit për blerjen e armëve, vetëm sa do të minojë paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit.”

Nëndetësja në vlerë të 1.5 miliard dollarëve, e cila funksion me naftë dhe energji elektrike, do të duhet t’iu nënshtrohet një morie testimesh nga marina deri në fund të vitit 2024. Tajvani synon që të ketë një flotë me 10 nëndetëse duke përfshirë dy të prodhuara nga Holanda.

Klan News