“Falsifikoi raportet në UEFA për dënimin e Skënderbeut”

Lajmi se kompania e motinorimit të basteve Sportradar është përfshirë në aktivitet kriminal me mafian kalabreze Ndrageta, nuk e ka habitur Presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj. Sportradar si akuzuesi kryesor i korçarëve në Uefa, duket se ka falsifikuar raportet e ndeshjeve që ka monitoruar.

Sportradar, kompania që monitoron për llogari të UEFA-s kuotimet në baste për ndeshjet e futbollit ishte akuzuesi kryesor i Skënderbeut. Pak ditë më parë, prokuroria italiane nisi hetimet pasi kjo kompani është përfshirë në një skandal pastrimi parash prej rreth 4 miliardë Eurosh, duke i shitur të dhëna mafias italiane të kalabrisë Ndragheta. Për këtë lajm nuk duket fare i habitur Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili thotë se Sportradar ka falsifikuar raportin e derguar UEFA-s, duke dëmtuar hapur Skënderbeun.

Nuk habitem, ka falsifikuar raportin, ndryshimet janë të dukshme, seanca në kas ishte krej ndryshe nga vendimi që u mor për Skënderbeun”.

Ngjarjet e fundit i kanë rritur shpresat e Skënderbeut, se nuk do të jetë e largët dita, kur UEFA do të prapësojë vendimin me 10 vite dënim të Skënderbeut.

Po e ndjekim me avokatin tonë, me gjithë dokumentat…..sapo drejtësia italiane të marrë vendim do reagojmë me UEFA-n“.

Nëse do të provoheshin akuzat e drejtësisë italiane, ndaj kompanisë Sportradar, duke demostruar se ajo është e përfshirë në krim të organizuar, edhe akuzat e saj ndaj skënderbeut do të binin. Skuadra korçare ka marrë dënimin më të rëndë dhënë në historinë e futbollit europian, me 10 vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.

TV Klan