Kënga më e re e Bleona Qerretit është renditur në 10 – shen e më të mirave të momentin në MTV Italia.
Edhe pse ka pak kohë që është lançuar, këngëtarja ka deklaruar se “Take You Over” po i dhuron suksesin që deri më tani e ka kërkuar.
Disa ditë më parë ajo njoftoi edhe transmetimin e këngës së saj në MTV në Amerikë, sëbashku me oraret përkatëse.
Ky lajm e ka gëzuar pa masë këngëtaren shqiptare sa e ka ndarë edhe në rrjetet sociale.
“Take You Over” e Bleona Qerretit transmetohet gjithashtu në radio dhe televizione të ndryshme ndërkombëtare, disa herë në ditë./tvklan.al