Greqia dhe Turqia në përpjekje për të shuar mosmarrëveshjet

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka kryer sot dy takime të rëndësishme me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Mediat greke raportojnë se atmosfera në takime ka qenë mjaft e mirë dhe është konfirmuar vullneti nga të dyja palët për një axhendë pozitive.

Duket se marrëdhëniet greko-turke, po shkojnë drejt përmirësimit pas dy vitesh konfliktesh për refugjatët dhe kërkimet në Mesdheun Lindor.

Pra nuk do të ketë përsëritje në Athinë të skenarit të Ankarasë. Duket se Greqia dhe Turqia po gjejnë gjuhën e përbashkët.

Klan News