Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të mbajë një samit të dytë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Takimi Trump-Kim Jong do të mbahet në Vietnam në datat 27-28 Shkurt.

“Ka shumë punë për t’u bërë, por kam marrëdhënie të mira me Kim Jong Un”

, tha Presidenti Trump. Në Qershor të vitit të kaluar u mbajt samiti i parë në Singapor mes një Presidenti amerikan dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

Që prej asaj kohe, shteti komunist nuk ka kryer më asnjë test raketash balistike apo atomike. Samiti SHBA-Kore e Veriut zhvillohet në kuadër të bisedimeve për t’i dhënë fund programit bërthamor të regjimit të Kim Jong Un.

Gjatë fjalimit drejtuar popullit, Presidenti amerikan u zotua përsëri se do ta ndërtojë murin në kufirin me Meksikën.

/tvklan.al