Lidhja e Gruas Ambientaliste zhvilloi takimin e saj të parë. Në takimin me moton “Të ecim së bashku”, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se roli i gruas duhet të jetë vendimmarrës edhe jetën politike.

“Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, besoj se barazia gjinore është çelësi për një sipërmarrje të suksesshme. Prandaj në mënyrë që të të kultivojmë një platfomë nga ku mund të ndajmë bashkarisht ide dhe të ndërtojmë marrëdhënie të reja, është e domosdoshme pjesëmarrja juaj në politikë. Nëpërmjet jush ne duhet të përcjellim besim që figura e gruas në Partinë Agrare Ambietaliste do të ketë mundësi për të punuar dhe vepruar në interes të qytetarëve. Po të kërkoni 100% të kontributeve tuaja do të ishit 100% në qeveri, 100% kudo, do të ishit 100% administratore dhe pronare të bizneseve të ndryshme”.

Sipas Dukës, pjesëmarrja e gruas në politikë është e domosdoshme, pasi shmang mundësitë për abuzime.

Tv Klan