Presidentët diskutojnë për sistemin S-400 dhe kurdët

Homologut turk Erdogan, Presidenti amerikan Donald Trump i rezervoi një pritje të ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë, e kundërta e atmosferës së marrëdhënieve të kohëve të fundit Washington – Ankara.

Në konferencën për shtyp, Trump tha se simpatizonte Erdoganin për progresin që kishte bërë Turqia nën drejtimin e tij, por ajo që i ka mbetur peng shefit të Shtëpisë së Bardhë është blerja nga Turqia e sistemit raketor rus S-400.

“Blerja nga Turqia e sistemit të sofistikuar të pajisjeve ushtarake ruse S-400 krijon sfida shumë serioze për ne. Shpresoj të jemi në gjendje t’a zgjidhim situatën”.

Ndërsa Erdogan u përpoq të sqaronte se çështjen e kurdëve në operacionin e Turqisë në veri të Sirisë, për të cilën amerikanët dhe kurdët ndajnë qëndrime të kundërta”.

“Problemin nuk e kemi me kurdët, por me organizatat e tyre terroriste. Mos harrojmë që ne nuk kemi patur probleme me kurdët, në kohën kur Assadi nuk e njihte ligjërisht prezencën e tyre në veri të Sirisë”.

Dy liderët nuk nënshkruan ndonjë marrëveshje, edhe pse i premtuan njëri-tjetrit se bashkëpunimin si aleatë do e vazhdojnë në të ardhmen.

Tv Klan