Symbyllur! Rikthehet Bleona në spektakël! Omicron, puthje e dhurata, çfarë ndodhi me Anxhin & Jonny?

Zhvishen në pishinë, puthje të nxehta mes Albionit dhe Deas! Çfarë i dhuroi?

Bleona lë pas Covid-in dhe rikthehet nga SHBA: Jam shumë mirë, bëra dozën e tretë të vaksinës

Bleona është rikthyer nga Amerika dhe tashmë është mirë me shëndet. Në spektaklin e sotëm të “Love Story” ajo u shpreh se e ka kaluar shumë mirë Covid-in dhe ka bërë dozën e tretë të vaksinës.

Unë jam shumë mirë, më vjen shumë mirë që u riktheva në Shqipëri. Bëra dozën e tretë të vaksinës, gjithçka është në rregull”, u shpreh këngëtarja.

Ndërkohë për sa i përket shëndetit të Robert Aliajt, ka qenë djali i tij që ka treguar se ai është shumë mirë. “E kaloi shumë mirë, ai është bishë”, tha Kristi.

Kleona ju drejtohet fronistëve: Robert Berisha gjithë ai djalë, ju kërkoj juve t’ju puth dhe nuk pranoni

Mbrëmjen e sotme në “Love Story” në Tv Klan është komentuar për momentin e puthjes së Kleonës me Robert Berishën. Pas këtij gjesti, fronistët, Xhoni dhe Kristi kanë treguar se si e kanë pritur ata një gjë të tillë.

Xhoni: Më ka provokuar pak dhe më pëlqen…

Alketa Vejsiu: Si deklarove pse pa gjë do të mbetem unë?

Kleona: Robert Berisha është super mashkull, nuk është se kapa një gjë të keqe.

Alketa Vejsiu: Çfarë do të thotë për ty super djalë?

Kleona: Ishte diçka që doja ta bëja, mua më ra fati.

Kristi: Roberti të dha një shenjë, apo ike vetë?

Alketa Vejsiu: Kristi si e komenton ti këtë?

Kristi: Kleona iku nga vendi i vet, si ndodhi kjo situatë, nuk e kuptova fare?

Kleona: Ishte një pjesë ku unë kërcej pranë Robertit, Kristi nuk duhet ta komentojë këtë gjë sepse puthi Zhakun.

Xhoni: Në fakt ajo ka qenë gjë e bukur sepse thashë me veten time se kush je ti të ma bësh atë gjë. Mua m’u hap interesi.

Kristi: Unë mendoj se fakti që unë nuk isha prezent, filluan gocat të hutohen. Të isha unë aty nuk do e kisha puthur.

Kleona: Unë në sytë e tu do ta kisha puthur prapë.

Kristi: Unë dua të di interesin e Kleonës, nuk më intereson gjesti. Pse të erdhi dëshira për ta puthur Robertin?

Kleona: Se është gjithë ai djalë…

Xhoni: Po ne?

Kloena: Po se kur ju them ju të ju puth, ju nuk pranoni!

“Vetëm për të të bërë qejfin ty…”, çfarë mendon Anxhi për daljen çift nga programi me Xhonin?

Anxhi dhe Xhoni patën takimin e tyre të radhës në “Love Story” ku iu dha mundësia për të sqaruar disa gjëra së bashku. Konkurrentja i tha fronistit se është akoma herët që ata të dalin së bashku nga programi. Ndër të tjera ajo e pyeti se çfarë mendon familja e tij për faktin që ajo akoma nuk i ka dhënë një puthje Xhonit. Çila ishte përgjigjia e tij?

Anxhi: Problemi është se jemi shumë shpejt akoma për të thënë se ne të dy do të dalim bashkë ose të dalim çift.

Xhoni:  Ashtu e shoh dhe unë.

Anxhi: Nuk dua ta bëj këtë vetëm për të të bërë qejfin ty.

Xhoni: Po mirë, çfarë i bie kjo se nuk ke qejf të ma bësh qejfin mua se po e kthen muhabetin kështu?

Anxhi: Nuk po kthej muhabetin, çfarë muhabeti po kthej?

Xhoni: Po s’ma bëre ti qejfin, nuk ta bëj as unë qejfin.

Anxhi: Jo, jo. Në këtë pjesë sepse unë qejfin ta kam bërë që në momentin që nuk kam pranuar Kristin. Atë e bëra për veten time sepse ashtu e mendova dhe ashtu e bëra, por jo të bëj gjëra që unë nuk i mendoj të tilla dhe t’i bëj vetëm për ty.

Xhoni: Ti çfarë mendon se unë i bëj për show këto gjërat?

Anxhi: Jo nuk mendoj, të paktën me mua jo njëherë. Çfarë mendon familja jote për pjesën që nuk të kam puthur deri tani?

Xhoni: Nuk ka lidhje fare, rëndësi ka si jemi ne njëri-tjetrin. Puthja nuk ka rëndësi. Mua më intereson ku po na shkon rruga jonë.

Po të thashë unë ty hajde?

Anxhi: Mendoj se për një njeri që do, i bën të gjitha.

Priti 8 javë për një takim me Dean, Eni i rrëfen fëmijërinë e tij të trishtë

Pas 8 javësh në pritje Eni ka bërë një takim me Dean. Me një buqetë me trëndafila të kuq ai ka pritur fronisten në takim.

Dea: Ky takim u bë me kërkesë të veçantë që unë i bëra produksionit. Doja të kërkoja edhe ndjesë që mbase nuk të kam zgjedhur më përpara… Ne jemi nga i njëjti qytet edhe nuk njihemi.

Gjatë takimit Eni i tregoi Deas për fëmijërinë e tij.

Eni: Kam pasur një fëmijëri sa të mirë, aq edhe të vështirë. Në moshën 15 vjeç, prindërit e mi janë divorcuar, unë zgjodha të jetoj me mamin. Ka qenë shumë e vështirë, por bashkë me mamin ja kemi dalë. Mami e ndjek përditë emisionin dhe më bën vetëm vërejtje.

Dea ka treguar se ajo është penduar për disa takime që ka bërë javët e kaluara duke përmendur edhe disa emra konkurrentësh.

Dea: Rei dhe Meti, Andit i kam premtuar një takim të dytë se më është dukur shumë i sinqertë, por tani ndihem konfuze..

“Dea nuk ishte aty për të ekspozuar shalët”, Eni i kundërpërgjigjet Bleonës

Pas 8 javësh në pritje Eni ka bërë një takim me Dean. Me një buqetë me trëndafila të kuq ai ka pritur fronisten në takim. Momentet e dyshes janë transmetuar dhe komentuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” nga opinionistet në studio.

Bleona: Dea mua mu duke si deputete e zonës në takim me popullin. Për këdo që merr vesh nga gjuha e trupit, këmba jote ishte komplet e kthyer nga ana tjetër me djalin, domethënë ti thjesht ishe në dëgjim me njerëzit e zonës për të marrë votat. Nuk shoh asnjë lloj shkëndije mes jush.

Eni: Mua më pëlqeu takim, shpresoj të mos jetë takimi i fundit. Bleona, Dea nuk ishte aty për të ekspozuar shalët, ishte për të më njohur mua.

Bleona: Nuk fola për shalën, fola për këmbën dhe në momentin që kam interes me Jerinën, unë jam këtu me gjuhën e trupit, në momentin që nuk kam, jam këtu. Ajo nuk kishte interes për ty. Ju çunat a shikoni telenovela turke që mbani mjekra?

Rei: Nëse Bleonës i pëlqej pa mjekër që nesër do e heq.

“Më mbyte në puthje!” Dea dhe Albion në takimin e dytë…

Dea ka zgjedhur për një takim të dytë Albionin, i cili ishte pak i zhgënjyer nga zgjedhjet e saj të mëparshme.

Të dy janë puthur në takimin e tyre të parë me njëri-tjetrin, ndërsa këtë herë mund të themi se pëlqimi i tyre ka arritur në një tjetër nivel.

Dea: Kur të ftova mendova se mbase do më refuzoje

Albion: Jo aspak. Se unë të pëlqej ty.

Dea: Më pëlqen akoma?

Albion: Po.

Albion: Takimin e parë që kemi bërë puthjen ta kam dhënë me shumë ndjesi. Nuk e di për ty.

Dea: Edhe nga ana ime ka qenë reale. Nuk mund të bëj ‘show’ me ndjenjat e tua. Mua më ka pëlqyer ajo puthje dhe më ka marrë malli për një puthje tjetër.

Albion: Familja jote si e ka pritur puthjen?

Dea: Ishte pak e papritur, se ishte takimi ynë i parë, emisioni sapo kishte filluar.  Nuk e prisnin atë moment që të kishte puthje. Janë përpjekur edhe ata të më mirëkuptojnë.

Albion: Motrat e mia të kanë qejf shumë të pëlqejnë, ndërsa motra e vogël ishte kundër...

Dea: Mendon se mund të ndodhi diçka reale mes nesh deri në fund të emisionit?

Albion: Unë për këtë qëllim kam ardhur. Nuk të zhgënjej.

Dea: Unë të zhgënjeva njëherë, por padashje...

Gjatë gjithë takimit të dy janë puthur vazhdimisht dhe kanë shprehur pëlqimin e madh që kanë për njëri-tjetrin.

“A ke ardhur të gjesh burrë moj vajzë?”, debat i ashpër mes Deas dhe Reit: Si po humbas kohë me këtë

Mbrëmjen e sotme në “Love Story” ka pasur një debat mjaft të fortë mes Reit dhe Deas. Gjithçka nisi nga komenti i deklaratës së fronistes për konkurrenten, e cila ishte shprehur se kishte bërë shumë gabim që ka ftuar Rein në takim.

Alketa Vejsiu: Rei pati një deklaratë të fortë aty për ty ku Dea ishte shumë e penduar dhe tha që nëse kam bërë një gabim, ka qenë se kam ftuar Rein në takim. Si e komenton ti këtë?

Rei: Problemi më i madh këtu është që nëse thua të drejtën je gabim. Këtu duhet të jesh si ai gjarpri që të jesh i drejtë. Shpeshherë has në këto probleme nga drejtësia ime. Pashë që Dea para dy puntatash i tha Algertit që je i preferuari im dhe tani del dhe thotë që është Albjoni i preferuari im dhe kjo është ajo shprehje që të “vret natën dhe të qan ditën”.

Dea: Nuk është ashtu fare. Mua më ndryshon mendja.

Rei: Ishalla nuk të ndryshon mendja…

Dea: Rei nuk ka interes për mua, pse debatoj unë me Rein?!

Rei: Unë do të flas sa herë të dua.

Dea: Wa sa bërtet, po më tremb!

Bleona: Quhet “Love Story” dhe jo “Hate Story”.

Rei: Quhet “Love Story”, por jo puthje sepse s’po shohim asgjë. Nuk pashë asgjë. A ke ardhur për të gjetur burrë moj vajzë?! Vetëm puthje dhe asgjë. Nëse keni ardhur për të luajtur ju mësoj lojën.

Dea: Pse i jepni të drejtën të diskutojë për mua?

Publikoi video-n ku Albioni e prek në vende intime, Dea: E kam postuar për klikime

Një video në makinë ku shihej Dea dhe Albioni ka ngjallur debate gjatë spektaklit të sotëm në ‘Love Story’. Fronistja e ka pranuar që e ka postuar atë video dhe tha se gjithçka e ka bërë për klikime, pasi kur ajo poston materiale me Albionin thith shumë audiencë.

Por ajo që vihet re në video është dora e Albioni, i cili gjatë gjithë kohës i prek gjoksin fronistes.

Dea: Për sa i përket dje që thotë Bajroni që unë isha në makinë me Ablionin, po kam qenë. Ishte dje ora dhjetë e natës dhe Albioni ishte i vetmi që më ndihmoi. Unë kam postuar një video më parë me Albionin dhe mori 250 mijë klikime, pastaj postova dhe këtë dhe mori 200 mijë klikime. Ishte gjithçka për efekt të rrjeteve sociale.

Alketa: Pra kemi një lojtare këtu, apo një vajzë që kërkon dashurinë.

Jerina: Unëbesoj se të gjithë janë pak për show në këtë spektakël. Por unë them se Dea ka një gjë që nuk thotë dot jo.

Dea: Unë videon e kam postuar vetë, unë e kam thënë që Albioni më pëlqen.

Andi i rrëfehet Danielës: Hapa Instagram fals për t’i shkruar një vajze që e pëlqeja shumë

Buzë detit dhe zjarrit, Andi dhe Daniela kanë zhvilluar takimin e tyre të radhës. Që në fillim konkurrenti ka thënë se e ka zgjedhur këtë vend që Daniela të jetë e vërtetë me të, pasi mendon se në një vend romantik dhe ajo mund të ndihej më e qetë dhe të fliste lirshëm.

Por edhe pse Andi kishte menduar gjithçka, sërish nuk arriti dot që të zbulonte një Daniel tjetër përveç asaj “kryeneçes”, siç edhe ai vetë i tha.

Edhe pse konkurrenti priste rrëfime nga Daniela, ishte kjo e fundit që kërkoi që të dëgjonte për të shkuarën e tij.

Daniela: Ke pasur ndonjë lodhje që nuk e ke treguar ndonjëherë, ndoshta dhe s’ia ke thënë kurrë asaj vajzës që e do.

Andi: Kam pasur një pëlqim… nuk dija si t’ia shprehja. Hapa një Instagram fals dhe i shkruaja gjithmonë. I shkruaja si ishte veshur, ku kishte qenë në plazh. Ajo çuditej. Ishim bashkë dhe kur shkoja në shtëpi i shkruaja.

Daniela: Po si e fshihje atë pjesën e pëlqimin.

Andi: Po jo të gjithë janë aq të guximshëm sa ta thonë në fillim.

Daniela: Domethënë ti nuk ke guxim.

Andi: Unë jam shumë i guximshëm, por është ndryshe ajo situatë. Pasi thua të prish shoqërinë, po sikur ajo mos të pranojë. Aty ngeli çdo gjë, nuk u zbulua ai imazhi…

Daniela: Kjo historia jote është tipike e meshkujve shqiptarë, që kanë frikë ta humbin humbin shoqërinë për një dashuri.

Andi: Kam arritur në një pikë që kërkoj t’i japë vetes një mundësi shumë të mirë.

Daniela: Me mua sigurisht.

Andi: Patjetër, përderisa jemi këtu.

Pas këtij rrëfimi nga Andi, Daniela nuk u ndal dhe hapi një tjetët temë atë të xhelozisë.

Daniela: Do ishte Andi xheloz nëse unë do puth një djal tjetër përsëri?

Andi: Xheloz, patjetër do bëhem xheloz. Përderisa dal do të thotë që kemi të dy një interes për njëri-tjetrin. Nuk dua të bësh pishman për gjërat e tura. Në momentin që e bën duhet të thuash, e bëra.

Daniela: Unë normalisht e kam prnuar dhe e kam thënë që e bëra dhe doja ta bëja. Kam shprehur një farë pendese jo nga ana ime, por nga ana e familjarëve të mi. Duke parë se si është gjykuar nga jashtë janë ndjerë keq.

Andi: Puthja për mua shpreh më shumë gjëra se sa kontaktet e tjera. Shpreh një ndjesi.

Por sërish fronisjta nuk u kënaq as me pyetjen për xhelozinë dhe kërkoi nga konkurrenti që të tregonte se si ishte për të vajza ideale.

Daniela: Si e ke përfytyruar vajzën ideale për ty. A përshtatem unë me të?

Andi: Gjithmonë e kam ëndërruar brune, të ketë sytë si të tuat.

Daniela: Domethënë qenkam unë.

Pas takimit buzë detit dyshja shkoi në restorant dhe teksa shprehën se janë ndjerë në këtë takim, Andi i dhuroi fronistes një trëndafil për të bërë akoma më romantike situatën.

Më tej ata nisën planet për takimin e tretë dhe Andi premtoi se nëse nga fronistja do të merrte një trëndafil, ai do t’i dërgonte çdo ditë nga një buqetë me lule. E ndërsa për një puthje mes tyre duket se do presim gjatë.

Dea dhe Daniela eliminojnë 3 djemtë nga “Love Story”: Nuk kemi interes t’i njohim

Spektakli i sotëm i “Love Story” ka pasur emocione të forta. Pas djemve ka qenë radha e fronisteve për treguar emrat e djemve që ato nuk pëlqejnë që të vijojnë të jenë më në emision.

Djali i parë që nuk do të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Love Story” është Meti, pasi si Daniela dhe Dea nuk duan ta njohin më.

Rei është djali i dytë, të cilit i ndërpritet rrugëtimi, i cili edhe pse nuk e priti mirë këtë vendim sërish pati në falënderim për vajzat.

Franko është konkurrenti i radhës të cilin dy fronistet nuk donin ta njihnin më. Tashmë spektakli do të vijojë pa tre djemtë, por dhe ka patër vajzat, Ardiola, Ori, Anxhelina dhe Kristina.

Eliminohen 4 vajza nga “Love Story”

Mbrëmjen e sotme në “Love Story” kanë ndërprerë rrugëtimin 4 konkurrente të këtij formati dashurie. Dy fronistët e programit, kanë shprehur pëlqimin ose jo për vajzat.

Kristi dhe Xhoni kanë treguar konkurrentet për të cilat kanë interes, ndërsa ato të cilat kanë marrë dy jo, e kanë ndërprerë sonte eksperiencën e tyre në program.

Nga përzgjedhja e fronistëve ka rezultuar se Ori, Ardiola, Anxhelina, Kristina nuk munden më të vazhdojnë rrugëtimin në formatin e dashurisë.

Fronistët bënë zgjedhjen e tyre! Kujt i dhanë mundësinë për një takim?

Mbrëmjen e sotme, fronistët kanë bërë zgjedhjen e tyre se kujt do t’i japin mundësinë për të realizuar një takim. Ato kanë zgjedhur që t’u dhurojnë ‘trëndafilin e mundësisë’, atyre që iu kanë pëlqyer më shumë dhe kanë interes që t’i njohin më shumë.

Xhoni: Zgjedh Kleonën.

Kristi: Logjikisht jam me Lilin, të dytën e merr personi që zgjodhi dhe Xhoni, Kleona.

Daniela: Meqë mbaroi pauza mes meje dhe Vilianin, përsëri, Vilianin./tvklan.al