Pjese e tryezës edhe zyrtari i lartë amerikan

Në kulmin e tensioneve në kufi, Kosova dhe Serbia do të ulen këtë javë në Bruksel. Burime të Tv Klan në qeverinë e Kosovës thanë se në tryezë do të ulen zëvendës kryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i delegacionit serb Petar Petkoviç.

Ndërsa ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar për mediat e Kosovës se pjesë e tryezës do të jetë edhe zëvendës/ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar.

Më herët edhe Zëdhënësi i Bashkimit, Peter Stano konfirmoi mundësinë për të ulur Prishtinën dhe Beogradin zyrtar në një tryezë dialogu për të ç’tensionuar situatën e krijuar në kufirin mes tyre.

Tv Klan