Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në intervistën e dhënë në emisionin “Opinion”, akuzoi  kreun e SPAK Altin Dumani se është takuar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Ilir Meta: Sipas të dhënave të mia, Altin Dumani është takuar me McGonigal. Kokra e legenit Gonigali, më fal që po shprehem kështu. SPAK është në shërbim kriminal të Edi Ramës. Tarallaku se kujton se me kto presione do më ndalojë mua, e duke kapur ndonjë laraskë, do marrë peng Partinë e Lirisë.

Për akuzat e bëra nga kreu i Partisë së Lirisë, Klan Neës kërkoi informacion zyrtar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar. Kreu i SPAK Altin Dumani mohon akuzat e bëra publikisht nga Ilir Meta.

Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare.

Meta gjatë intervistës nuk i kurseu akuzat për SPAK. Ai u shpreh se nuk i trembet hetimit që ka Prokuroria e Posaçme për të dhe për Monika Kryemadhin.

Klan News