Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë ku në fokus është lufta në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij, Trump i ka thënë Zelenskyt të jetë mirënjohës teksa e ka akuzuar atë se po “luan bizhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Sipas gazetarëve brenda dhomës, Zelensky, Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance dhe Trump kanë pasur një seri shkëmbimesh të tensionuara. Ndërkohë, Vance e ka quajtur Zelenskyn “mosrespektues”.

Gjatë takimit, Presidenti Zelensky e ka pyetur Zv/Presidentin Vance nëse ai ka qenë në Ukrainë për të parë problemet e tyre. Ndërkohë, Vance shprehet se ka lexuar dhe ka parë. Më pas, Zelensky tund kokën duke i thënë se edhe SHBA-ja do të ndjejë pasojat e luftës.

Trump shfaqet dukshëm i frustruar, duke ndërhyrë: Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë dhe shumë të fortë.

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin, ky vend që ju ka mbështetur shumë.

Zelensky: Unë kam shumë respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?

Zelensky: Shumë herë.

Vance: Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe Presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky përpiqet të përgjigjet, duke thënë: Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…

Ai ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.


/tvklan.al