Takim sekret Rama-Basha-Meta? Curi: Javën e kaluar kanë lëvizur pa shoqërues, mund të kemi indicie se…



Takim sekret Rama-Basha-Meta? Curi: Javën e kaluar kanë lëvizur pa shoqërues, mund të kemi indicie se…

23:03 26/03/2021

Analisti Arjan Curi deklaroi këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” se javën e kaluar, në një ditë të caktuar dhe në të njëjtën orë të caktuar, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë lëvizur pa shoqërues.

Curi u shpreh se nga ky fakt mund të kemi indicie se mes tyre ka pasur një takim sekret. Ai u shpreh se tre personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare janë takuar në një prej restoranteve në rrethinat e kryeqytetit.

Curi theksoi se kanë qenë disa studentë, të cilët punojnë si gardistë për Metën, Bashën dhe Ramën që i kanë konfirmuar se ata kanë qëndruar pa shoqërues në një orar të caktuar në të njëjtën ditë.

Arjan Curi: Ajo që kam unë informacion për të ushqyer pak atë intrigën që filloi Zheji është që javën e kaluar në një ditë dhe në një orë të caktuar, të tre personazhet e rëndësishëm të politikës shqiptare, presidenti, kryeministri dhe kryetari i opozitës lëvizën pa shoqërues duke i dhënë makinave të tyre respektive si shoferë vetë.

Arjan Çani: Rama nuk i jep vetë?

Arjan Curi: Mund të ketë marrë një shok. Kjo që kam verifikuar është që të tre, në të njëjtën kohë, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, një të diel njoftuan shoqëruesit e tyre që nuk ishte nevojë dhe kanë bërë një lëvizje të befasishme në të njëjtën orë. Këtu mund të themi, nuk besoj se është lojë masonike, por mund të kemi indiciet e një takimi sekret.

Artur Zheji: Meta, Basha dhe Rama janë takuar të tre?

Arjan Curi: Meta, Basha dhe Rama, të dielën që kaloi në një orë të caktuar…

Artur Zheji: Si u morëm me kostumet e fushatës dhe lamë këtë gjë? U morëm me bizelet?

Arjan Çani: Mesa duket nuk e ka të konfirmuar Curi këtë gjë?

Arjan Curi: Ti e di që nuk them gjë të pakonfirmuar.

Arjan Çani: Nuk është e konfirmuar 100% Curi, të lutem. Ti nuk është se e beson, janë takuar?

Arjan Curi: Unë vë në dyshim janë takuar apo jo, por të tre në të njëjtën ditë…

Arjan Çani: A këtë detaj…

Arjan Curi: Janë studentët e mi. Fakti që jap mësim prej 10 vitesh kam studentë edhe në këto forcat që shoqërojnë ata edhe në stafet e tyre. Të tre në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, të dielën që kaloi dhanë

Artur Zheji: Studenti jot është një super agjent që i ka parë të tre këta sepse të dish se kur niset Presidenti, kryeministri dhe kryetari i opozitës… Ma shpjego…

Arjan Curi: Një brez i studentëve të mi në të njëjtën klasë, vendosën të tre bashkë që të ndjekin kursin e Gardës së Republikës. E mbaruan  dhe njëri u caktua tek Meta, njëri tek Basha dhe njëri tek Rama. Shqipëria e vogël është. Të tre më thanë ‘profesor ti po komenton atje, domethënë zgjedhjet i vendosin zgjedhësit apo me një marrëveshje ia kalojnë njëri-tjetrit radhën’. Më thanë të tre që befasisht, se flasin dhe ata me njëri-tjetrin. Të tre më thanë që në të njëjtën  orë dhe në të njëjtën ditët ë dielën, të tre kanë kërkuar që shoqërimi i tyre të pezullohej. Kanë ikur dhe pas 3 orësh janë kthyer tek shoqëruesit e tyre.

Arjan Çani: Nuk dihet se ku?

Arjan Curi: Për këtë nuk jam i autorizuar që…

Arjan Çani: Në këtë fabul vetëm një detaj, se Meta dhe Basha i japin makinës, por Rama jo.

Arjan Curi: Ishin me shoqërues mo plak.

Arjan Çani: Makinës së Ramës kush i dha?

Arjan Curi: Mund t’i ketë dhënë vëllai.

Artur Zheji: T’ia bëj unë kolaudimin se do thonë njerëzit jeni marrë vesh për këtë?

Arjan Çani: Fare. As unë nuk e prisja.

Arjan Curi: Unë them deri këtu mund të ketë një konspiracion të brendshëm./tvklan.al







Të ngjashme