Si çdo të hënë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kemi të ftuar astrologen tonë Chrysanthi Kalogeri.

Gjatë emisionit ajo ka treguar se si do të jetë klima e javës dhe shprehet se 2-3 ditët e para do të na krijohen kushte për të patur takime sentimentale, por edhe për të gjetur një mbështetje ekonomike.

Kalogeri gjithashtu na paralajmëron që të bëjmë shumë kujdes në datat 10-11-12 pasi situatat do të jenë plot tension dhe konflikte.

Këshilla që jep astrologia është të ruajmë ekuilibrin dhe gjakftohtësinë.


Java fillon mirë. Na krijon shanse për të gjetur një mbështetje ekonomike një burim ekonomik, një mbështetje në realizimin e planeve dhe ëndrrave tona. Por na krijon kushte dhe për të patur takime që do të favorizojnë jetën tonë emocionale dhe sentimentale. Kjo është në 2-3 ditët e para të javës. Në datën 8 Afërdita kalon tek Peshorja, kështu që marrëdhëniet tona, komunikimi do të ketë një ngrohtësi dhe një diplomaci. Domethënë do ta kemi shumë të theksuar nevojën për të qenë më të pranueshëm nga të tjerët dhe kjo nuk është gjë e keqe që të mendojmë edhe tjetrin. Në datën 10 kalon edhe Mërkuri tek Shigjetari dhe do qëndrojë aty, për një periudh jo shumë të gjatë. Gjatë gjithë kësaj periudhe fjalët, lajmet do të kenë një ekzagjërim dhe mediat, televizori, radioja, lajmet që do marrin gjithmonë do të kenë një hiperbolizim, me tendencën që t’i zbukurojnë dhe që t’i bëjnë i çik gjërat pak më të rrumbullakëta. Në datën 10 dhe në datën 11 komunikimi është i vështirë. Dhe data 10-11-12 kujdes me ruajtjen e ekuilibrit, jemi në fijen e perit. Ecim në një litar të tendosur. Bëjmë akrobaci në një litar të tendosur. Se jemi pikërisht një hap përpara hënës së re që do zhvillohet të hënën me datën 13 dhe kemi thënë që situata është shpërthyese, plot tensione dhe konflikte. Ruajmë gjakftohtësinë, qetësinë dhe nuk nxjerrim një inat, një mllef, një mërziti të akumuluar. Se ndoshta kemi një akumulim sepse nuk kemi kaluar mirë edhe në periudhën që ka kaluar.”/tvklan.al