Akuza qeverisë për braktisje të sipërmarrjes

Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se e ka futur vendin në një krizë të thellë ekonomike.

“Kështu nuk vazhdohet me lekët në duart e ca njerëzve, inspektorët në anën tjetër”.

Basha tha se rreth 60 biznese mbyllen çdo ditë, e qindra të tjerë janë në prag falimenti.

Shqetësimit të sipërmarrjes së vogël për rritje taksash dhe prani të tatimorëve në bizneset e tyre, kryedemokrati iu përgjigj me platformën e demokratëve pas ardhjes në pushtet.

“Duhet të çliroheni nga ky ankth, mos shihni me inspektorë. o.5% taksa vjetore, do keni pullën këtu tek dera dhe s’do lejohen inspektorë në biznes se është shkak për korrupsion, asnjë taksë tjetër, as gjelberim, por vetëm për pushtetin lokal dhe punë e mbarë zotëri”.

Sipas kreut të opozitës, kriza ekonomike që po kalon vendi ka si zgjidhje kthimin e vëmendjes tek qytetarët duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Tv Klan