Përfundimi i sfidës mes Francës dhe Gjermanisë në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih i vuri kapak takimeve të fazës së grupeve të Euro 2020. 12 duele spektakolare u luajtën në 11 qytete të ndryshme të kontinentit, duke prodhuar plot 28 gola.

Bilanc i kënaqshëm ky me një mesatare prej 2.3 golash për ndeshje. Rezultati më i përsëritur në këto sfida të para është ai 3-0, i shënuar në tre sfida, teksa dueli që nuk prodhoi asnjë gol është ai i zhvilluar në Sevija mes Spanjës dhe Suedisë.

Tre futbollistë kanë hedhur direkt kandidaturën për të fituar Këpucën e Artë të Euro 2020. Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku e Patrik Shik janë ngjitur në kuotën e 2 golave vetëm pas ndeshjes së parë. Ndërkaq, janë shënuar edhe 3 autogola.

Kombëtaret pretendente kanë arritur të fitojnë sfidën e parë, duke hedhur një hap të madh për të kaluar në raundin e 1/16-ave më të mirë të kontinentit. Finlanda shënoi fitore në debutimin e saj për herë të parë në Europian, ndërsa Maqedonia e Veriut me 5 shqiptarë në përbërje zhgënjeu përballë Austrisë.

Klan News