Takimet e Vuçiç për Kosovën

Posta

Takimet e Vuçiç për Kosovën

20:38 24/09/2019

Analistët: Pak shpresa për zgjidhje të shpejtë

Serbia pret që delegacioni shtetëror të kthehet nga Në York me ide më të qarta për procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Kosovën. Beogradi zyrtar ka shpresuar një angazhim më të madh të SHBA, pavarësisht se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se këto takime do të jenë të vështira.

Presidenti, bashkë me delegacionin, do të takohet me burrështetas të ndryshëm dhe me Kancelaren Angela Merkel. Një pjesë thonë se do të ketë format të ri bisedimesh.

Analisti Jaksha Shçekiç, nuk beson në një zgjidhje shumë të shpejt. Thotë se qëndrimet janë kryesisht të njëjta. Vuçiç ka hapësirë të vogël, thotë ai, por po mundohet të gjejë një zgjidhje me të cilën do të mbijetojë pasi ka shumë kundërshtar.

“Shimica e serbëve nuk duan të flasin asgjë për Kosovën pasi shpesh u kanë thënë mos u brengosni pasi një ditë Kosova do të jetë Serbi. Kurse Kosova, të paktën siç e shoh unë, kurrë më nuk do të jetë Serbi dhe si një tërësi sërish do të jenë vetëm kur të dyja pjesët të jenë në BE”.

Emërimi i një të dërguari special për Ballkanin kishte entuziazmuar Serbinë. Vuçiç u ka thënë serbëve disa herë që realiteti nuk është si e mendojnë. Por, taksa e Kosovës është një gjë që është dilema e vazhdimit të bisedimeve. Reale është zgjidhja e problemeve të vogla.

“Njerëzit këtu duhet të kenë një vështrim më real që nuk është duke ndodhur as në Prishtinë e as në Beograd. Të zgjidhen disa çështje që mund të zgjidhen, dhe e treta është që të kthehen drejt të ardhmes. Duhet ta kuptojmë që kur një gjë shpërthen nuk mund të mblidhen pjesëzat dhe të bëhen sërish bashkë”.

Analistët thonë se për shtetet perëndimore është me rëndësi që konfliktet të mos thellohen, siç mund të ishte rasti i Bosnjës, kurse nga Kosova dhe Serbia qetësi dhe bashkëpunim.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT