Pas muajsh të ulur përballë kamerave duke jetuar monotoninë e ripërsëritshme, shumë e gjetën të lodhshme këtë mënyrë të interaktivitetit. Por, teknologjia premton zgjidhje të reja.

Është kompania Microsoft ajo që ka prezantuar platformën e re “Microsoft Mesh”, e cila njihet ndryshe si realitet i përzier, që lejon njerëzit të takohen brenda një dhome të stimuluar, duke krijuar alkiminë e një mënyre të përbashkët komunikimi.

Sipas informacioneve të ‘The Verge’, Microsoft Mesh është një platformë bashkëpunuese që lejon këdo që të ndajë përvoja holografike në pajisje të ndryshme.

Por, si funksionon kjo teknologji?

Një hologram përcaktohet si imazhi virtual 3D i një objekti të krijuar nga të dhënat e ruajtura në pllakën holografike, e cila ka formën e një CD që përmban informacion për të rindërtuar një objekt. Ato funksionojnë duke regjistruar modele ndërhyrjeje të valëve të dritës të shkaktuara nga një objekt i caktuar duke e rikrijuar atë në një imazh virtual 3D.

Në këtë mënyrë përdoruesit i krijohet ndjesia e të qenit i pranishëm në vende të ndryshme pa qenë fizikisht atje.

Duke u shfaqur si një “holoportacion’ në skenën virtuale Ignite, shpikësi i Kinect dhe HoloLens, Alex Kipman, rrëfeu se kjo metodë do të japë ndjenjën e ndarjes së përmbajtjes në të njëjtin vend duke krijuar një realitet konstruktiv virtual.

Teknologjia e re do të jetë e dobishme në shumë fusha duke lejuar bashkëpunime midis ekipeve të ndara gjeografikisht, duke zhvilluar seanca projektimi apo tubime shoqërore pa qenë nevoja e të qenit në një vend të përbashkët.

Microsoft Mesh përbën një potencial për të evoluar në një nga gjërat që na bezdis më shumë, siç është puna në distancë./tvklan.al