Në një intervistë të dhënë për NBC News përpara takimit të tij me Presidentin Biden të mërkurën në Gjenevë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se:

“Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën e tyre më të ulët ndër vite. Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar në mënyrë drastike që kanë në pikën më të ulët në vitet e fundit”.

I pyetur në lidhje me cilësim e tij si ‘vrasës’ nga ana e Biden, Putin tha se ai kishte dëgjuar dhjetëra akuza të tilla.

“Kam dëgjuar dhjetra akuza të tilla…Kjo nuk është diçka për të cilën shqetësohem aspak”.

Nga ana tjetër, Biden do të parashtrojë në takim, çështje të nxehta për rusët si agresionin e Moskës kundër Ukrainës, burgosja e disidentëve dhe çështje të tjera që kanë irrituar marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Për Putin ish-Presidentin Donald Trump është “një individ i jashtëzakonshëm dhe i talentuar”. Ndërsa për të Biden, është një politikan karriere, dhe “rrënjësisht i ndryshëm” nga Trump.

Klan News