Dy ministrat e jashtëm takohen gjatë Këshillit të Arktikut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të takohen javën e ardhshme më 20 Maj në kuadër të takimit të Këshillit të Arktikut.

Sergei Lavrov dhe Antony Blinken kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim të veçantë gjatë këtij samiti për të diskutuar çështje kryesore të marrëdhënieve dypalëshe dhe axhendën ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Gjatë bisedës telefonike, dy diplomatët folën për Korenë e Veriut, programin bërthamor të Iranit dhe stabilitetin strategjik”.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përkeqësuar vazhdimisht vitet e fundit, mes akuzave të Uashingtonit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2020, spiunazh dhe sulme kibernetike.

Presidenti amerikan, Joe Biden, urdhëroi në Prill sanksione të reja kundër kompanive të lidhura me Rusinë, dëbimin e dhjetë diplomatëve dhe ndalimin e bankave amerikane për të blerë drejtpërdrejt borxhin e lëshuar nga Rusia.

Moska u përgjigj duke dëbuar 10 diplomatë amerikanë, ndaluar hyrjen e zyrtarëve të lartë në territorin e saj dhe përfaqësitë amerikane të punësonin shtetas të huaj.

Pavarësisht këtyre masave ndëshkuese, të dy palët po diskutojnë një samit të mundshëm midis presidentëve  Joe Biden dhe Vladimir Putin në një vend të tretë në Qershor të vitit 2021.

Klan News