Rinisja e bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë dhe roli i Kryeministrit Edi Rama si negociues ka qenë një nga çështjet që u diskutua këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Analisti Baton Haxhiu tha se vendimi që dy palët të ulen në tryezë pas takimeve që pati Rama si në Turqi dhe Greqi është një lajm i mirë për Shqipërinë. Ai u shpreh se Rama ka negociuar për një kohë të gjatë me të dyja palëve.

“Mendoj se Shqipërisë nuk i ka ndodhur asgjë më mirë se sa kjo. Ulemi nesër pasnesër dhe flasim për Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë për mënyrën si qeveris. Po flasim për një gjë që duhet respektuar. Po thonë që është refuzuar negocimi. Mark ai ka negociuar për një kohë të gjatë dhe nuk është refuzuar negocimi, por në momentin që bëhet publik…”, tha Haxhiu.

Më tej, Haxhiu tha se nuk është e habitshme që dy liderët e vendeve përkatëse të takohen pikërisht prej këtij lehtësimi që është mundësuar sipas tij nga kryeministri Rama.

“E shihni që zoti Edi Rama nuk del në publik edhe pse iu përmend emri fakti që një njeri shkon në një darkë me kryeministrin dhe shikojeni si e përcjell ministri i jashtëm i cili është jashtëzakonisht i interesuar të përfundojë këtë marrëveshje. Negocimet në nivel të ekspertëve shkon njëherë në Turqi pastaj në Greqi. Meqë është ndërprerë në vitin 2016, radha e ekspertëve për të negociuar shkon në Stamboll dhe pika e fundit është marrëveshja politike që i takon ministrave të jashtëm dhe pastaj kryeministrave.  Mos u befasoni që një ditë mund ta shihni edhe sulltanin siç e thua ti (Erdoganin) në Greqi duke iu referuar pikërisht këtij lehtësimi, dhe mos u habisni që zotin Mitsotakis ta shihni në Stamboll pikërisht për shkak të këtij lehtësimi”, tha Haxhiu./tvklan.al