Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Mariza Lino është takuar sot me qytetarin e parë të kryeqytetit, Albert Brojka. Sipas Brojkës takimi ka qenë brenda kuadrit të një takimi kortezie, ku të dy personalitetet i kanë dhënë urimet e ndërsjellta njëri -tjetrit për fillimin e mbarë të vitit.

Ndërkohë mesohet se mes të dyve është diskutuar edhe mbi problemin e shumëpërfolur të territorit në periferi të Tiranës, për të cilin u zhvillua një gjyq i gjatë mes vetë Ambasadës, e cila e donte për ndërtimet e saj. Përpara takimit me zotin Brojka, Lino është takuar në këtë fillimviti edhe me kryeministrin shqiptar dhe Presidentin e Republikës, zoti Rexhep Mejdani./tvklan.al