Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komunikimi i biznesit me median. Ky ka qenë motivi i takimit të sotëm që ka zhvilluar, qendra shqiptare për kërkime ekonomike me një grup gazetarësh dhe analistësh ekonomik. Problemet ekonomike në Shqipëri, si edhe pasqyrimi që i bëhet këtyre problemeve në shtyp është diskutuar nga analistët, si një çështje që kërkon vërtetësi.

Këto çështje por edhe të tjera, që lidhen me aktualitetin ekonomik të sotëm në vend, janë parë nga gazetarët si përgjigje të tregut që qarkullon në media. Një projekt do të zbatohet së shpejti nga qendra shqiptare për kërkime ekonomike, mbështetur nga zyra e çështjeve publike pranë ambasadës amerikane, për të lidhur më tepër komunikimin midis biznesit dhe medias./tvklan.al