Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë organizuar një takim me drejtues të Policive Kriminale të vendeve të Bashkimit Europian me qëllim bashkëpunimin e policive kundër krimit të organizuar. Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ky takim realizohet për herë të parë në vendin tonë dhe delegacioni shqiptar do të këtë në fokus operacionin “Forca e Ligjit”.

Ndërkohë pritet që konventa e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore ku Shqipëria është kryesuese, do të marrin pjese shefat e Policisë Kriminale nga 11 shtete anëtare dhe përfaqësues nga EUROPOL, IISG, Selec, MARRI, Seesac etj do të zgjasë për 3 ditë.

Çështjet kryesore për diskutim gjatë konventës do të jetë thellimi i  bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, Krimeve të Rënda dhe formave të tjera të krimit ndërkufitar. Pritët që mbi 70 delegatë të jenë të pranishëm në këtë aktivitete dukë përfshirë të dërguar të EUROPOL, FRONTEX, si dhe DEA Amerikane.

Tv Klan