Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot Shtëpia e Bardhë ka përjetuar takimin historik mes dy presidentëve, atij të sapo zgjedhur Xhoxh W Bush dhe Bill Klintonit. Takimi mes dy përfaqësuesve më të lartë të politikës amerikane është kryer në dhomën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Atje ku 8 vite më parë Bill Klinton është takuar me të atin e Xhorxh Bush, për të marrë presidencën amerikane.

Gjatë bisedës presidenti amerikan Klinton ka thënë se fushata presidenciale e republikanëve ka qenë e ndershme dhe dinjitoze. Pas takimit në dhomën ovale, Bush dhe Klinton kanë qenë në një drekë të përbashkët. Sot Xhoxh W Bush ka marrë zyrtarisht dhe votat e kolegjit elektoral, shumica e të cilave i dha dhe presidencën e SHBA-së. Por për t’u emëruar zyrtarisht, presidenti i 43 i SHBA Bush, pret 20 Janarin ku do të bëjë betimin përpara zotit dhe kombit të tij si president./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori