“Misioni” i tij është që të bëjë të paharrueshme ditën më të veçantë të një çifti! Bëhet fjalë për Armand Pezën. Sot ai është administrator i “Geraldina Sposa”, por besoj se të gjithë janë kureshtarë të dinë se cilat kanë qenë fillimet e tij.
Në studion e “Rudina” në Tv Klan Armand Peza tregon se si takimi me një grua në Selanik të Greqisë gjatë viteve ‘93-‘94, bëri që ai të gjente profesionin e jetës, që sot e ushtron me aq pasion.
Armand Peza: Ka qenë një zonjë greke e cila punonte në Teatrin Kombëtar të Selanikut, kishte dhe një punishte të vetën që bënte marioneta. Unë atëherë bëja një punë që nuk kishte lidhje fare me të edhe ajo u bë shkak që unë të isha pjesë e asaj punishtes së vogël sepse kishte shumë sukses në ato vite. Flas për vitet 1993-1995. Ka qenë e para që më ka dhuruar disa veshje nusërie të asaj kohe, kjo u bë mënyra ime e jetesës. Ajo zonjë nuk jeton më, por unë i jam shumë mirënjohës./tvklan.al