Do të diskutojnë për anëtarësimin në BE dhe rimëkëmbjen ekonomike post-Covid

Presidentit i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli mbledh në Bruksel ditën e hënë krerët e parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të debatuar rolin e parlamenteve në zgjerimin e BE-së dhe rimëkëmbjen ekonomike, post COVID-19.  

Kryeparlamentarët e 6 shteteve do të paraqesin reformat e ndërmarra dhe të votuara në parlamentet përkatëse. Ndryshe nga 5 shtetet e tjera Kosova shkon si vend i cili akoma nuk është e barabartë, pasi shtetasit e saj nuk kanë mundësinë e  lëvizjes së lirë, pa viza.

Pak ditë më parë, vendet e Unionit e shtynë edhe Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak u bë vetoja e Bullgarisë për vendin fqinj, ndërsa krerët e shteteve anëtare nuk pranuan që të ndajnë fatin e shqiptarëve dhe të maqedonasve.

Klan News