Në këtë mbrëmje të gjysmëfinales së X Factor Albania surprizat nuk kanë të mbaruar. Katër këngëtarë BIG do të këndojnë së bashku me katër yjet e skenës.
Pirro Çako u ngjit në skenë për të suportuar Leandrën, të cilët realizuan një duet me këngën “Diferanca ime je ti”.
Po ashtu në një takim të përzemërt me Arilenën Arën, kënduan disa nga vargjet e këngës së tyre.
Mes falenderimesh për Pirro Çakon, Arilena tha se ai është partneri më i mirë që ajo ka performuar në skenë.
“Dua të falenderoj Pirron që pata mundësinë të ndaj skenën me një nga krijimet më të bukura dhe të veçanta të Pirros, se nuk e pata mundësinë ta falenderoj LIVE, se aq shumë e dua atë këngë. Se aq shumë emocione të bukura kam ndjerë kur kam kënduar përkrah teje. E kam thënë gjithmonë ti je partneri më i mirë që unë mund të performoja në skenë”, tha Arilena.
Pirro Çako tregoi një “kuriozitet” për jetën e tij, i cili e quajti duetin me Arilena Arën si një rekord, pasi ka kënduar me një vajzë 26-vjeçare.
“Unë jam më i priviligjuar sepse se mendoj që theva një rekord. Kam kënduar me një vajzë 26 vjeç për shkak të moshës që kam”, tha Pirro.
/tvklan.al