Deputetët e rrethit të Lezhës, Preç Zogaj, Gjok Vuksani dhe Petrit Gjoni kanë zhvilluar një takim pune me drejtuesit e pushtetit vendor të prefekturës Lezhë dhe me drejtorë të ndërmarrjeve në këtë rreth të emëruar në detyrë pas zgjedhjeve të 3 Korrikut.
Deputeti Zogaj foli për rëndësinë e investimeve në rrethin e Lezhës, të cilat sipas tij janë trefishuar krahasuar me një vit më parë.
Preç Zogaj: “Projektet kryesore janë ato të anti-përmbytjes. Janë dhënë tre herë më shumë fonde dhe bashkuar këto fonde me përkushtimin e drejtorit Luigj Frangaj dhe stafit të tij kemi bindjen se në fund të vitit 2006 do kemi një situatë krejt të re ne lidhje me përmbytjen. Një projekt shumë i rëndësishëm për Lezhën dhe për turizmin në Shëngjin është ai i rrugës lidhëse midis superstradës dhe qytetit.”
Sipas deputetëve prioritetet e qeverisë demokratike janë ndërtimi i shkollës në lagjen Kodër-Marlekaj, ndërtimi i rrugës nga superstrada deri në qytetin e Lezhës i rrugës së Barbullonjës dhe i ujësjellësit të Spitnit.
Deputetët Gjoni e Vukaj siguruan se të gjitha projektet që do zhvillohen në prefekturën e Lezhës do të kontrollohen prej tyre për të shmangur abuzimet me fondet e mbledhura nga taksapaguesit shqiptarë./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja