Korea e Veriut ka hedhur poshtë një ofertë bisedimesh nga Korea e Jugut, duke e quajtur “të pasinqertë” gjatë një takimi të rrallë mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung –wha foli me homologun e saj të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, në një takim në periferi të Manila ditën e dielë.

Media e Koresë së Jugut raporton se ministrat Kang dhe Ri shtrënguan duart në një takim të shkurtër gjatë një aktiviteti zyrtar të mbajtur nga Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore.

Muajt e fundit janë përshkallëzuar tensionet në gadishullin korean për shkak të testeve raketore të përsëritura nga Korea e Veriut. Këshilli i Sigurimit të OKB të shtunën miratoi të tjera sanksione ndaj Veriut. /

tvklan.al