Takimi i krerëve të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Rumanisë, pati fokus projektet e infrastrukturës, gazsjellësve dhe bashkëpunimin në mes të këtyre shteteve. Serbia e meriton, thanë ata, të jetë pjesë e BE-së. Tentuan të shmangin temat e rënda të Ballkanit.

Vjorika Danchila, Kryeministre e Rumanisë:

Gjatë presidencës së Rumanisë do të duhet të përgjigjemi në shumë sfida sic është BREXIT dhe çfarë më pas. Jam e sigurt se do të mund të ofrojmë një të ardhme më të mirë edhe për shtetet e Ballkanit që kanë bërë hapa të rëndësishëm.

Këto shtete formuan disa komisione pasi do të kandidohen për të organizuar dy eventët kryesore në futboll, Kampionatin evropian 2028 dhe atë botërorë 2030. Politikisht, fqinjët nuk duhet të kenë frikë nga kjo aleancë.

Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë:

Edhe ideja jonë për futbollin është një simbolikë e fuqishme në Ballkanin e dikurshëm të konflikteve. Duam simbolikën e bashkëpunimit për një Ballkan shembull në Evropë dhe botë.

Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë:

Askush nuk duhet ti sheh këto takime si kërcënime pasi ne duam vetëm bashkëpunim.

Alleksandar Vuçiç, President i Serbisë:

Takimi i ardhshëm do të jetë në Rumani gjatë presidencës evropiane. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira më të gjitha shtetet.

Kjo është hera e gjashtë e takimeve të katër shteteve që ka për qëllim edhe mbështetjen e Serbisë drejt BE-së.

Tv Klan