Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje lidhur me takimin që zhvilloi pasditen e kësaj të hëne me  zv/Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Mathew Palmer.

Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, kreu i qeverisë, shkruan se, ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale SHBA – Shqipëri, integrimin europian të Shqipërisë, dialogun Kosovë – Serbi  dhe situatën politike në vend.

Statusi:

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”

.

/tvklan.al