Presidenti amerikan Klinton, Kryeministri palestinez Arafat, Kryeministri izraelit Barak dhe mbreti Abduallah i Jordanisë, do të takohen sot në një samit urgjent në Lindjen e Mesme për të mësuar së paku ndërprerjen e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Takimi do të zhvillohet në pikën kalimtare të Detit të Kuq. Presidenti Klinton shoqërohet në takimin e tij dhe nga Sekretarja e Shtetit MEdlin Ollbrajt. Mbrëmë nisja e Presidentit amerikan për në Samitin e Lindjes së Mesme është bërë me një vonesë gati dy orëshe.

Para se të ngjitej në bordin e aeroplanit Air Force 1, Klinton ka bërë disa biseda telefonike në lidhje me problemet e rajonit, por ndihmësat e Klinton nuk kanë identifikuar personat me të cilët Klinton ka folur. Vetë Presidenti amerikan ka refuzuar të bëjë komente para se të nisej në takimin me drejtuesit e Lindjes së Mesme./tvklan.al