Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Opozita duhet të mbështesë Qeverinë në luften kundër kontrabandës dhe korrupsionit. Kështu ka deklaruar kryetarja e komisionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore Doris Pack pas takimit me Kryeministrin Ilir Meta.

Kryeministri Meta i ka parashtruar zonjës Pack prioritetet e kabinetit që ai drejton duke theksuar luftën kundër krimit, korrupsionit dhe thellimin e reformave ekonomike në vend. Ne ka theksuar Meta nuk mund të pranojnë parakushtet e vëna nga opozita pas ftesës sonë për pjesmarrje në strukturat e anti-korrupsionit.

Zonja Pack i ka kërkuar Kryeministrit Meta një përfshirje më të gjerë të shoqërisë civile në drejtimin e shtetit. Europarlamentarja e djathtë europiane në një konferencë për shtyp ka këshilluar opozitën të marrë pjesë në strukturat e ngritura kundër korrupsionit dhe kontrabandës.

E pyetur për konfliktet që ekzistojnë brenda PD, Pack tha se nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm në PD aq sa të influencoj për të vendosur lidershipin aktual të saj. Në lidhje me inisiativat e reja anti-korrupsion në Shqipëri, Pack tha se nuk jemi ketu te bejme punen e politikaneve tuaj për zbulimin e korrupsionit. Ne nuk mund të bëjmë punën e shqiptarëve ka përfunduar Pack, jeni ju vetë që do të gjeni zgjidhje të përshtatshme për vendin tuaj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego