Takimi në Presidencë, Yuri Kim: Siguria e Shqipërisë dhe aleanca me SHBA janë prioritete që…



Takimi në Presidencë, Yuri Kim: Siguria e Shqipërisë dhe aleanca me SHBA janë prioritete që…

19:27 03/02/2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas takimit të zhvilluar ost në Presidencë, ku kanë marrë pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, e kreu i PD Lulzim Basha.

Kim në një postim në mediat sociale shkruan se siguria e Shqipërisë dhe aleanca me SHBA janë prioritete që duhet të kapërcejnë politikën e brendshme.

Gjeneral Major Jarrard erdhi sot në Tiranë për të informuar Presidentin Meta, KM Rama, Kryetarin Basha & Ministrat përkatës mbi stërvitjen DEFENDER21. Siguria e Shqipërisë dhe aleanca me SHBA janë prioritete që kapërcejnë politika. #KrahPerKrah #NeJemiNATO“, shkruan Kim.

Ky reagim i Kim vjen pas takimit të zhvilluar në Presidencë në prag të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, ku do të marrë pjesë dhe Shqipëria.

Mijëra ushtarë amerikanë, nga vendet evropiane dhe Shqipëria do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që do të zhvillohen në Ballkan./tvklan.al










Të ngjashme