Ish – Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimin që po mbahet mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, Rama shkeli rëndë protokollin e këtij takimi, duke e shndërruar nga bilateral në trilateral.

“Të dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu në takim trilateral, duke shkelur rëndë protokollin e takimeve të kësaj natyre. Cili është shkaku i këtij ndryshimi? Mundet që Meta i ka nxjerrë Ramës kartonin e kuq për koalicionin, mundet që Rama bëri këtë se do të ndajë me Metën bllokimin e Reformës ose Meta e ka detyruar të ndajë me të suksesin!? Sidoqoftë, kjo tregon se Rama shkoi në takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka përpara dy bashkëkryetarë të aleancës të vëllezërve armiq, të pasigurtë me njëri – tjetrin, por të pasigurtë me veten e tyre! Le të urojmë të dashur miq, një marrëveshje të ndershme në interesin më të mirë të shqiptarëve!”,

shkruan ish – Kryeministri në postimin e tij./tvklan.al