Nisi të premten në Bruksel raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të përfaqësuar në rang të lartë nga dy Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Në një deklaratë të lëshuar nga Bashkimi Europian pas takimit, thuhet se diskutimet u zhvilluan në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe

“përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Për shefen e diplomacisë europiane, Mogherini, BE ka të gjithë fokusin e tij në zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në axhendat e tyre integruese në BE është i lidhur fortë me përparimet në dialog”.

Pas takimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ekziston mundësia që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti.

Ndërsa presidenti serb Vuçiç u shpreh se fakti që për pesë vjet nuk janë përmbushur gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit, të cilat kanë të bëjnë me Asociacionin, nuk mund të jetë fajtore vetëm pala shqiptare, por edhe Bashkimi Europian, si garantues i zbatimit të marrëveshjeve.

Tv Klan