Për të diskutuar për nisjen nga funksionimi i marrëveshjeve që dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruan në mbledhjen e Pejës, u zhvillua në Tiranë takimi i dytë koordinues ministror.

Nga 1 Korriku do të nisë nga zbatimi i marrëveshjes për heqjen e roaming-ut mes 2 vendeve. Njohja e ndërsjelltë e patentave është një hap tjetër që është drejt finalizimit. Ndërsa më sfidues duket procesi i menaxhimit të kufijve.

Edhe pse dy grupet e punës kanë punuar për heqjen e pengesave të kalimit kufitar, njësimi i legjislacionit ku parashikohet siguria, siç e pranojnë vetë përfaqësuesit e dy qeverive, është një çështje komplekse.

Në takimin e kësaj të hëne u prezantuan dhe hapat e hedhur për pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Tv Klan