Kryeministri Edi Rama nga Korça ka komentuar programin elektoral të Partisë Demokratike duke u ndalur tek taksa e propozuar prej tyre. Teksa po përgjigjej për oligarkët dhe akuzat që qeveria ka lidhje me ta dhe i mbështet, Rama mori disa shembull duke thënë se koncesionet janë në të mirën e qytetarëve.

Po ashtu ai tha se askush nuk duhet të shqetësohet se në shoqëri ka disa të pasur, por të shqetësohen nëse pasuria e tyre është krijuar lashtë ligjeve. Më tej kreu i qeverisë tha se taksa 9% e propozuar nga PD është në favor të pasurve sepse sipas tij u fal oligarkëve 50 milionë Euro.

Taksa e sheshtë dihet që nuk është taksë për të varfrit por për të pasurit. Taksa e sheshtë u duhet atyre që janë të pasur. Me taksën e sheshtë “oligarkët” do të marrin brenda një viti 50 milionë Euro. Kaq e thjeshtë është.

Problemi më i madh që kemi këtu është tek hendeku që kemi mes fakteve dhe të pavërtetave që krijohen nga propaganda nga pasiguria dhe njeriu pritet që të besojë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën”, tha Rama./tvklan.al