Zbatimi i metodës së re për llogaritjen e taksës së pronës në bazë të vlerës së saj do të nisë në Janar të vitit 2019. Jo të gjitha bashkitë kanë qenë gati për vendosjen e kësaj takse sipas mënyrës së re dhe kanë kërkuar që viti 2018 të jetë një fazë tranzitore për të parë mënyrën e zbatimit në terren. Lajmin e dha vetë ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Por Ahmetaj tha se bashkive i kanë shkuar në mënyrë të qartë të gjitha tabelat që tregojnë të dhënat mbi pasuritë që kanë qytetarët dhe mënyrën e llogaritjes se taksës për secilën.

Në datën 1 Prill qeveria ndryshoi mënyrën e taksimit të pasurisë, nga pagesa për metër katrorë që vilej më parë, tashmë taksa do të mblidhet çdo vit sa 0.05% e vlerës së tregut që ka prona. Autoriteti për vjeljen e saj i është deleguar bashkive, të cilat do ta merrnin taksën nga faturat e ujit, por jo të gjitha njësitë vendore kanë nisur zbatimin e saj.

Tv Klan