Këshilltarët e djathtë dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur edhe këtë herë mbledhjen e Këshillit bashkiak. Pasi kundërshtuan sërish prezencën e 6 këshilltarëve të rinj që sipas tyre janë ilegjitimë dhe nuk mund të votojnë, si dhe përfshirjen në rendin e ditës të dy pikave shtesë, për të cilat thanë se nuk kanë dijeni, u larguan nga salla.

Por edhe pa praninë e tyre këshilltarët kanë dhënë votën e tyre për disa çështje të rëndësishme, mes të cilave ishte dhe vendimi për të mos ndryshuar taksa e pronës.

Këshilli votoi për rritjen e pagës së edukatorëve në çerdhe si dhe vendosjen e dy instilacioneve të reja, një lokomotive tek ish stacioni i vjetër i trenit dhe “Bubin kaçurrel” në një prej lulishteve të Tiranës.

Tv Klan