Qeveria do të ndryshojë mënyrën e taksimit të tatimit mbi tokën që shitet. Deri më sot të gjithë barrën fiskale për pagesën e tatim – fitimit të pasurisë së patundshme e mbante ndërtuesi, pavarësisht se në pronësi të kujt ishte. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha gjatë një takimi me Shoqatën e Ndërtuesve se korrigjet do të jenë gati në muajin Gusht.

Arben Ahmetaj tha se po ashtu janë duke u bërë ndryshime edhe në ligjin e tatimit mbi të ardhurat të cilat do t’i vijnë në ndihmë biznesit të vogël, por pa dhënë detaje konkrete.

Kreu i Financave përsëriti dhe njëherë ndihmën që do t’i japë administrata tatimore bizneseve të vogla për plotësimin e deklaratës së TVSH-së. Deri tani shërbimet e tatimpaguesit kanë takuar 5700 biznese nga 9900 ndërmarrje që kanë hyre prej një prillit në këtë zinxhir.

Tv Klan