Pronarët e firmave të ndërtimit janë rebeluar përballë taksave të larta të parashikuara në buxhetin e ri për vitin 2001. Argumentat kundër janë paraqitur në debatin e hapur në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave.

Taksa prej 2 mijë lekësh të reja për metër katror ndaj shtetit është konsideruar e pandershme për firmat e ndërtimit. Madje njëri prej pronarëve të këtyre firmave deklaroi se këtë taksë mund t’a përballojnë vetëm 3 firma ndërtimi në Shqipëri.

Ndërtuesit tha që të propozohet një tarifë e njëjtë për të gjitha firmat e ndërtimit në formë përqindjeje të shitjes së banesave./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame