Nëse ju do të gjenit 187 mijë dollarë çfarë do të bënit?

Ndoshta jo të gjithë gjestin e një shoferi taksie në qytetin e Bostonit, SHBA, i cili i ktheu ato në polici.

Raymond Maccausland,  72-vjeçar i gjeti paratë në një çantë të lënë në sedijen e pasme të makinës së tij dhe vendosi që t’i kthejë ato në polici.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se shumë i përkiste një personi,  i cili sapo kishte arkëtuar trashëgiminë e tij.

Ndërsa po udhëtonte një klient më kërkojë të ndalojë në krah të një moteli dhe të prisja 5 minuta. Kaluan 30 të tilla dhe nuk po dukej. Pyeta në recepsioni e hotelit, por më thanë se nuk kishin parë njeri, që i përshtatej përshkrimit tim. Duke kërkuar në çantë për ndonjë mjet identifikimi, gjeta dhe paratë. Kjo është mënyra se si unë jam rritur, ishte gjëja e duhur për të bërë”

, ka thënë taksisti në lidhje më gjestin e tij.

Pasi kërkime policia ka bërë të mundur dhe gjetjen e burrit të cilit i përkiste shuma. Oficerët e kanë pyetur këtë të fundit nëse do t’i ofronte një shpërblim taksistit për shumën e gjetur dhe ai i ka dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe.

“Një shumë të tillë ma kanë dhënë dhe për kthimin e një portofoli

”, ka thënë Maccausland me shaka, por duke mos u penduar aspak për gjestin e tij./tvklan.al