Taksoni të pasurit! Thirrja që u bë në tapetin e kuq të Met Gala


Taksoni të pasurit! Thirrja që u bë në tapetin e kuq të Met Gala

20:50 14/09/2021

Met Gala një nga eventet më në zë të modës i zhvilluar mbrëmjen e djeshme kishte prezent yjet më në zë të momentit.

Shumë prej të cilëve tërhoqën vemendjen me veshjet e tyre, një ndër pjesmarrëset ishte dhe Alexandria Ocasio-Cortez, politikane dhe aktiviste e njohur amerikane.

Veshja e saj ishte mjaft elegante, ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë me një slogan mbrapa saj që shkruhej ‘’Taksoni të pasurit’’. Ajo gjatë intervistës u shpreh se bashkë me dizenjuesen e fustanit diskutuan se çfarë do të thonte për to të ishin gra me ngjyrë nga klasa punëtore në Met Gala.


Zgjedhja e veshjes me mesazhin pati një impakt të lartë në rrjetet sociale, ku disa ishin dakort dhe pro me mesazhin e Cortez, e të tjerë e cilësuan paradoksale dhe hipokrite këtë mesazh ndërkohë që bileta e eventit kushton $35,000.

Mbetet e paqartë nëse AOC ka blerë një biletë apo ka marrë një ftesë nga organizuesit, ndërkohë që zyra e politikanes refuzoi të reagonte mbi situatën.

Oscasio-Cortez është një zërat mbështetës të Presidentit Biden, ajo është një aktiviste mjaft e njohur kryesisht për çështjes sociale dhe shpesh herë e ka ngritur zërin në lidhje me rritjen e taksave në familjat e pasura amerikane. /tvklan.al







Të ngjashme