Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, një ditë pas votimit në Parlament.

Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Detyra iu dorëzua nga Kryeministri në largim Kovaçevski.

Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 Maj.

/tvklan.al