Në Jalalabad, të paktën 2 të vdekur dhjetëra të tjerë të plagosur 

Talebanët hapin zjarr ndaj protestuesve në  Jalalabad.  Qytetarë të shumtë u mblodhën të mërkurë, në rrugët e qytetit dhe kanë protestuar kundër qeverisë së re. Talebanët nuk e kanë pranuar këtë revoltë dhe kanë hapur zjarr ndaj turmës, duke lënë të vdekur 2 persona dhe plagosur 12 të tjerë. Arsyeja e agravimit të situatës, ka qenë refuzimi që kanë bërë qytetaret për konvertimin e flamurit të Afganistanit, me atë të talebavëne.

Raportohet gjithashtu se talebanët kanë dhunuar edhe disa gazetarë, që po raportonin ngjarjen.

Pamje të tmerrshme vine edhe nga Kabuli, ku te dyshuarit si hajdutë u torturuan në mes të qytetit.  Në video shfaqen persona të dyshuar për grabitje që janë mbuluar me zift dhe janë lidhur në kamionë duke u torturuar publikisht.

Po ashtu xhihadistët dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një grua në një provincë rurale, pasi ajo refuzonte veshjen e burkës. Më herët talebanët deklaruan se i detyrueshëm do të ishte vetëm hixhabi dhe jo burka. Të ashtuquajturit “Engjëjt e Shpëtimit” po shkojnë derë më derë dhe po marrin zvarrë dhe nën kërcënimin e armëve kundërshtarët politikë.

Pamjet tregojnë luftëtarë talebanë në Aeroportin e Kabulit qe mbajnë në duar kallashnikov dhe lëshues raketash, teksa qëllojnë në ajër pranë turmave të tmerruara.  Një ish-mësuese 21-vjeçare thotë se është “e burgosur në shtëpinë e saj” ndërsa luftëtarët talebanë kanë nisur bastisjet.

Klan News